×
  • Sport
  • Sport

    Parashikimi i Ismet Munishit për derbin Gjilani – Drita

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 17:03

    Superderbi i IPKO Superligës së Kosovës, ndërmjet KF Gjilanit dhe KF Dritës do të zhvillohet sonte me fillim të orës 20:00.


    Derbi i ‘Anamoravës’ është nga më të zjarrtit në futbollin shqiptar por dhe në Ballkan, për shkak të rivalitet të madh që kanë këto dy skuadra.

    “Momentalisht Drita është në gjendje më të mirë, më në formë, është pa ngarkesë, ka një skuadër më të kompletuar. Por, është derbi dhe gjithçka mund të ndodh”, deklaroi Munishi për Insportin.

    Për Dritën kjo ndeshje është për të ruajtur prestigjin, ndërsa për Gjilanin është ‘jetë-vdekje’ për t’iu shmangur barazhit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!