×
  • Sport
  • Sport

    Pas fitores ndaj Chelseat, Klopp flet për garën për titull

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 23:17

    Liverpool ka fituar derbin ndaj Chelseat në “Anfield Road”, me rezultat 2-0 dhe ka rrëmbyer pozitën e parë me 85 pikë, ndërsa City renditet i dyti me një ndeshje më pak 83, shkruan Reporteri.net.


    Pas ndeshjes, trajneri i “The Reds” Jurgen Klopp, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj londinezëve.

    “Ka qenë një ndeshje shumë e mirë dhe shumë e vështirë kundër një kundërshtari të fortë. Mendoj se dominuan në disa aspekte, ritmi ishte shumë i mirë. Kemi bërë gjithçka, pak a shumë”, tha ai.

    Kurse për golin e Salah deklaroi.

    “Një gol i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm. Ka qenë një gol i mrekullueshëm nga ana jonë”.

    Kurse për luftën për titull ka pohuar:

    “Duhet të provojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që kanë mbetur. Kemi shumë respekt për kundërshtarin dhe e dimë se Cardiff (kundërshtari i radhës) lufton për mbijetesën. Fitorja e sotme ishte shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Klopp. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!