×
  • Sport
  • Sport

    Pas Hazardit, Real Madridi nisë “Operacionin” Pogba

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 14:00

    Real Madridi është në prag të nënshkrimit të superyllit belg Eden Hazard dhe tani “Los Blancos” kanë rikthyer vëmendjen nga Paul Pogba.


    Francezi është objektiv i Zinedine Zidane për ta përforcuar mesfushën, anipse kjo marrëveshje do të jetë shumë më e vështirë sesa ajo e Hazard, shkruan Reporteri.net

    Gjigantët anglez janë në dijeni se Pogba dëshiron Madridin, por do të bëjnë çmos që mos ta lëshojnë yllin e tyre. Veçse ka pasur kontakte me menagjerin e tij për rinovimin e kontratës gjë që e kanë refuzuar kampi Pogba.

    Në Madrid shpresojnë se për një shumë rreth 120 milionë euro do t’i bindin drejtuesit e Manchester United që ta shesin yllin francez./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!