Pasi kompletoi 5 topa të artë, Ronaldo rrugës edhe për fëmiun e 5-të

Cristiano Ronaldo është duke kaluar momentet më të mira me të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez.

Portugezi ka 4 fëmijë, një me të fejuarën Georginën, dy binjak; djali Mateo dhe vajza Eva si dhe një tjetër djalë (Cristiano Ronaldo JR) me një femër të cilës nuk iu dihet identiteti, shkruan Reporteri.net

Së fundi në një fotografi që po qarkullon në mediat italiane, Georgina shihet me barkun e fryrë gjë që ka nxitur spekulimet se ajo dhe Ronaldo po presin edhe një fëmijë.

Megjithatë çifti ende nuk kanë dalur publikisht ta pohojnë apo demantojnë lajmin.


/Reporteri.net/