Real Madrid po bëhet gati për një tjetër transferim të madh këtë afat kalimtar.


Pas transferimit të Eder Militao, Luka Jokoviq dhe Eden Hazard, ‘Los Blancos’ janë afër të mbylljes së marrëveshjes edhe me Christian Eriksen.

Sipas shtypit britanik, Real Madrid janë afruar me mesfushorin danez të Tottenham Hotspur.

Reklamë

Për transferimin e Eriksen, Real Madrid duhet të paguajë një tjetër shumë të madhe parash.

Raportohet se Tottenham Hotspur po kërkon së paku 100 milionë euro për 27 vjeçarin.

Eriksen pjesë e Tottenham është që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga skuadra e Ajax.