Pesë gjërat që mund t’i ndihmojnë Liverpoolit ta fitojë titullin e Premierligës

Për ta fituar titullin e Premierligës, Liverpooli do të tentojë t’i fitojë gjashtë ndeshjet e mbetura deri në fund dhe të lutet që Manchester City të humbë ndonjë pikë.

Përderisa Liverpooli po përgatitet për përballjen me Southamptonin të premten, The Guardian i ka publikuar pesë gjërat që mund t’i ndihmojnë skuadrës së Jurgen Kloppit për t’u shpallur kampionë.

Parandalimi i lëndimeve për Virgil van Dijkun

Rëndësia e Virgil van Dijkut për skuadrën e Liverpoolit është e vërejtshme. Qendërmbrojtësi 84 milionë eurosh e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës së tij në ndeshjen kundër Tottenhamit. Ai u kthye në stërvitje të martën dhe Liverpooli duhet të sigurohet që holandezi të mos pësojë më lëndim deri ën fund të sezonit, transmeton Express.

Më shumë kontribut nga Mohamed Salah

Sulmuesi egjiptian ka marrë shumë kritika këtë sezon, veçanërisht gjatë kohës së fundit, për shkak të numrit më të ulët të golave të shënuar në krahasim me vitin e kaluar. Liverpooli ka nevojë që ai t’i kthehet formës që e shfaqi sezonin e tij të parë në Anfield në këto xhiro të fundit.

Të vazhdojnë me shpirtin dhe sjelljen që ka shkëlqyer këtë sezon

Një gjë për të cilën nuk ka nevojë të shqetësohet Jurgen Kloppi është mendësia e lojtarëve të tij, pasi që Liverpooli ka shënuar fitore në minutat e fundit të ndeshjes në më shumë ndeshje sesa të gjitha klubet e tjera.

Rizbulimi i baraspeshës në mesfushë me Fabinhon

Braziliani është përmirësuar gradualisht gjatë sezonit të tij debutues në “Anfield”, mirëpo Kloppi duket se ende i ka disa dyshime për mesfushorin e tij, pasi preferon të luajë me Milnerin, Hendersonin e Wijnaldumin.

Mirëpo, pasi që kjo pjesë e sezonit do të jetë mjaft e ngarkuar për klubin anglez, përfshirja e Fabinhos mund të rezultojë vendimtare për Kloppin.

Menaxhimi i futbollit evropian

Liverpooli ka arritur të jetë mbresëlënës në futbollit vendor vetëm një herë nën drejtimin e Kloppit, ën sezonin 2016/2017, kur nuk ishte duke garuar në Evropë. Këtë sezon, me një skuadër shumë më të madhe, ata i kanë fituar gjashtë dhe i kanë barazuar dy ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Me Porton që po i pret në çerekfinale, të gjithë futbollistët e skuadrës do të duhet ta dëshmojnë veten.