×
  • Sport
  • Sport

    Play-off i çuditshëm në NBA: Mposhtet Oklahoma, fitojnë Rockets e Bucks

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 8:31

    Oklahoma City Thunder është mposhtur me rezultat të ngushtë nga Portland Trail Blazers 104 – 99, në një ndeshje ku shkëlqeu i përhershmi, Damian Lillard me 30 pikë, 4 assiste e 4 kërcime.


    Njëherit kjo ishte ndeshja më e fortë e fazës Play-off, pasi që deri në momentet e fundit nuk dihej për fituesin e ndeshjes, shkruan Reporteri.net

    Në anën tjetër, Milwaukee Bucks shkatërruan Detroit Pistons me rezultat të thellë 121 – 86, aty ku ‘bisha’ Giannis Antetokounmpo pati fjalën kryesore me 24 pikë, 4 asiste e plot 17 kërcime.

    Huston Rockets kaloi pa probleme ndaj Utah Jazz. Lideri i Rockets, James Harden pati një ndeshje fantastike edhe njëherë dhe ishte vetëm 2 kërcime larg që ta kompletonte një triple-double. Harden shënoi plot 29 pikë, 10 asiste e 8 kërcime.

    Poashtu mbëmë u luajt edhe ndeshja tjetër Boston Celtics – Indiana Pacers 84 – 74, në një ndeshje ku Celtics nuk i lejuan mysafirt që të shënonin më shumë se 29 pikë për një pjesë të lojës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!