Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit qershor do t’i luajë dy ndeshje miqësore.
Ende nuk dihet asnjë kundërshtar, por po flitet se Polonia mund të jetë një prej tyre.
Në median polake “Fakt” – është raportuar se pikërisht Kosova pritet të jetë kundërshtar i Polonisë në miqësore – duke shkruar historinë, pasi do jetë ndeshja e parë mes tyre.
Siç raportohet në këto media, janë duke negociuar që ndeshja të zhvillohet në Poloni.