×
  • Sport
  • Sport

    Portieri i kombëtares së Anglisë rrahet dhe tërhiqet zvarrë (Video)

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 15:17

    Evertoni po e heton një video që shfaq portierin e tyre dhe të kombëtares së Anglisë, Jordan Pickfordin në një përleshje në rrugë në qytetin e tij, Sunderland.


    Videoja që po qarkullon online, është  bërë disa orë pasi Pickfordi ishte në stadiumin e ish ekipit të tij për ta parë ndeshjen kundër Portsmouthit në finalen e humbur të Trofeut Checkatrade të dielën, përcjell Periskopi.

    Në deklaratën e Evertonit thuhet: “Klubi është i vetëdijshëm për një incident ku thuhet të jetë i përfshirë një nga lojtarët tanë dhe po e shqyrtojmë atë çështje me kujdes.”

    Në video, mund të dëgjohen njerëz duke bërtitur “Jordan” derisa përleshja ndalet para se njeriu që besohet se është Pickfordi tërhiqet zvarrë.

    Pickfordi ka luajtur kundër West Hamit në fitoren e Evertonit 2 me 0 të dielën para se të shkonte në qytetin e lindjes së tij.

    Muajin e kaluar trajneri i Evertonit Marco Silva kishte thënë se 25 vjeçari duhet të tregojë më shumë balanc emocional pas gabimeve mendore në ndeshjen e humbur 3-2 kundër rivalëve të ekipit të vendlindjes në Sunderland, Newcastle-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!