Në “Estadio do Dragao” të Portos u luajt gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Zvicrës.
Portugalia arriti të kualifikohet për në finale, pasi fitoi me rezultatin 3-1, ku të tre golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo, ndërsa për zviceranët realizoi Rodriguez me penallti.
Ronaldo ishte dhe më i miri i takimit, duke marrë notën maksimale, 10.
Nga ana tjetër, nga dy shqiptarët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri mori notën 6.5, kurse Granit Xhaka 5.6.
Më poshtë mund të shihni notat e lojtarëve të të dy ekipeve.
