×
  • Sport
  • Sport

    Prej të gjitha mundësive të botës, Real Madridi zgjedh një serb për sulmin

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 9:12

    Luka Jovic është numri 9 që Real Madridi ka zgjedhur për ta përforcuar sulmin për sezonin e ardhshëm.


    Pasi kanë kalkuluar të gjitha mundësitë e tyre në treg, klubi është pajtuar që ta bëjnë serbin prioritetin kryesor të merkatos, shkruan Reporteri.net

    Mosha e tij (21 vjeç), performance e tij (25 gola këtë sezon) dhe çmimi i tij (me shume gjasë sillet rreth 70 milionë euro), si dhe dëshira që të nënshkruaj me klubin, të gjitha kanë bërë që ai të jetë në krye të listës.

    Të enjten e kaluar, një vëzhgues nga Real Madridi kishte shkuar që ta ndiqte atë nga afër në ndeshjen Benfica – Frankfurt në Europa Ligë, në mënyrë që ta japë përfundimisht dritën jeshile per transferin.

    Zinedine Zidane është në dijeni për të gjitha lëvizjet në këtë çështje dhe është i lumtur që ta shohë ardhjen e Jovicit.

    Francezi dëshiron më shumë gola në sulm dhe e sheh serbin si të aftë që të bashkëpunoj me Karim Benzeman.

    Për shkak të shumë faktorëve, “Operacioni Jovic” ka marrë dritën jeshile./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!