Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka ndarë reflektimet e tij pas paraqitjes së fundit në ring, duke theksuar se objektivi i tij ishte ta përfundonte duelin që në raundin e dytë ndaj Anthony Joshuas.
“Do e rrëzoja edhe në raundin e dytë, por kjo nuk ndodhi. Plani im ishte të filloja fuqishëm dhe isha stërvitur pikërisht për këtë,” u shpreh Prenga.
Ai theksoi se motivimi i tij shkon përtej suksesit personal, duke nënvizuar se çdo ndeshje e zhvillon për tifozët, ekipin dhe Shqipërinë.
“Unë nuk luftoj për veten time. Luftoj për tifozët e mi, për ekipin dhe për gjithë vendin tim. Doja t’i bëja krenar të gjithë, por kjo nuk ndodhi. E di që ata janë të lumtur me mua, por unë jo. Unë dua fitore, sepse vetëm atëherë ndihem krenar,” deklaroi boksieri shqiptar.
Prenga foli edhe për skenën ndërkombëtare të peshave të rënda, duke zbuluar se një përballje me Tyson Furyn ka qenë pjesë e planeve të tij sportive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




