×
  • Sport
  • Show Time
  • Show Time

    Presidenti i FFK-së ia solli fanellën XXL të Kosovës aktorit të njohur

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 14:42

    Fatmir Spahiu, i njohur në publik si Bufi më në fund ka marrë një fanellë XXL të Kombëtares së Kosvovës


    Javë më parë me anë të një letre të hapur publike ‘Bufi’ kishte kërkuar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, një fanellë të Kombëtares së Kosovës, të madhësisë XXL, raporton Reporteri.net

    “Leter e hapur!

    Presidentit te Federates se futbollit Kosoves,

    Sekretarit,

    Duke i pare potencialin dhe fuqine tone per kualifikim te sigurt ne kampionatin Europian.

    Ju drejtohem me kete kerkese;

    Urgjent

    4 ndresa te te gjitha llojeve, brenda dhe jasht 6XXL

    Me kete akt ju do te ndalnit edhe diskriminimin peshor ndaj nesh.

    P.S Nuk shkohet me xhemper te vunices ne europian,” shkruante Spahiu në Facebook javë më parë.

    Ndërsa, sot ‘Bufi’ me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Agim Ademi ia ka sjellur fanellën e Kosovës.

    “Kosova e para!Dresa erdhi!Faleminderit kryetar Agim Ademi,” shkruan Fatmir Spahiu në Facbeook. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!