×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina kalon pa problem ndaj Flamurtarit, rrit presionin ndaj Feronikelit

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 16:01

    Prishtina ka siguruar fitore me rezultat 3:0 në ndeshjen e Superligës së Kosovës kundër Flamurtarit. Kjo fitore bën që Prishtina të ngrihet në pozitën e dytë në tabelën e IPKO Superligës.


    Meriton Korenica i shënoi dy gola në këtë ndeshje, në minutën e 16-të dhe të 56-të. Ndërsa, goli tjetër i ndeshjes u shënuar nga Mario Morina në minutën e 22-të.

    Këto tri pikë bëjnë që Prishtina të ngrihet në pozitën e dytë në tabelën e IPKO Superligës së Kosovës, me pesë pikë pas Feronikelit dhe dy pikë para Llapit.

    Në anën tjetër, Flamurtari mbetet në pozitën e nëntë dhe rrezikon të bie në Ligën e Parë, nivelin e dytë të futbollit në Kosovë.


    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!