×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina mposht Lirinë, mban gjallë shpresat për titull

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 20:36

    Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Lirisë së Prizrenit, dhe kështu ka mbetur në luftë për titull, shkruan Reporteri.net.


    Pas 36 minutash lojë mesfushori Ergyn Ahmeti kaloi vendasit në epërsi 1-0 me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim.

    Me të filluar pjesa e dytë, Meriton Korenica realizoi për 2-0 në minutën e 51-të. I njëjti lojtar shënoi për rezultatin final 3-0 në minutën e 68-të.

    Prishtina pas fitores së këtyre tre pikëve renditet në pozitën e dytë me 56 pikë, tri më pak se Feronikeli që është e para.

    Kurse Liria zë vendin e 11-të me 24 pikë dhe rrezikon jashtëzakonisht rënien nga Superliga. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!