×
  • Sport
  • Sport

    Publikohet lista e lojtarëve më të paguar në botë, mungon futbollisti më i mirë i vitit 2018

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 10:05

    Lojtari më i mirë i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtari më i paguar në botë, me 130 milionë dollarë në vit, siç shkruan “Goal”.


    Në vendin e dytë ndodhet ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo me 113 milionë, pasuar nga sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar da Silva me 91.5 milionë, transmeton Reporteri.net.

    Pas tyre është një boshllëk i madh në raport me pjesën tjetër të futbollistëve, kështu që i katërti është Antoine Grizman i Atletiko Madridit me 44 milionë, pasuar nga Real Geret Bail (40.2), Andres Iniesta nga  Visel Kobe (33), Alexis Sanchez i Manchester United 30.7), Filipe Kutinjo nga Barcelona (30), Ezekiel Lavaci nga Hebei kinez (28.3) dhe listën prej 10 futbollistëve më të paguar e mbyll golashënuesi i Barcelonës, Luis Suarez (28)./Reporteri.net

    Është interesante që në listë nuk ndodhet Luka Modric, futbollisiti më i mirë i vitit i shpallur nga UEFA DHE  FIFA. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!