Lojtarët e klubit maroken Youssoufia Berrechid tentuan ta rikrijojnë festimin e Mario Balotellit, mirëpo skuadra e tyre pësoi gol për shkak të këtij tentimi.
Mario Balotelli e kishte festuar golin e tij të shënuar kundër St Etienne, muajin e kaluar, duke e bërë një fotografi me bashkëlojtarët e tij, të cilën e postoi në llogarinë e tij në Instagram. Ky veprim i italianit e kishte kapur vëmendjen e të gjitha mediave.
Megjithatë, Balotelli kishte arritur ta ekzekutojë këtë festim në mënyrë të përsosur. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për një tentim për ta rikrijuar këtë festim gjatë kohës së fundit.
Kur Mohammed El Faikh e shënoi një supergol për klubin maroken Youssoufia Berrechid, ai nuk kishte pritur që golit të tij t’i humbte vetëm disa sekonda më vonë, pasi ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk arritën ta publikojnë videon e festimit në Instagram.
Mouloudia Oujda ishte kundërshtari që arriti të përfitojë nga hutimi i lojtarëve që po tentonin ta rikrijojnë festimin e Balotellit. Gjyqtari e rinisi lojën para se El Faikh dhe bashkëlojtarët e tij të arrinin të shkonin në pozitat e tyre.
Jo vetëm që festimi nuk u publikua në Instagram, mirëpo Mouloudia Oujda përfitoi nga penalltia dhe e barazoi rezultatin.
Pas kësaj, lojtarët e Youssoufia Berrechidit mbetën të zemëruar dhe paksa të zhgënjyer.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.