×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Rama: Sot në Taranto marrin flamurin e Lojërave Mesdhetare për ta sjellë në Prishtinë

    Reporteri
    03 Shtator 2026 | 20:16

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot flamuri i Lojërave Mesdhetare do të sillet në kryeqytetin e Kosovës.

    Përmes një njoftimi në Facebook, Rama tha se për pak minuta do të nisë ceremonia ku Prishtina do të marrë flamurin e Lojërave Mesdhetare nga Taranto.

    “Përshendetje Prishtina, edhe pak minuta do të fillojë ceremonia ku Prishtina do të marrë flamurin prej Tarantos 2026 për ta sjellë në Prishtinë për Prishtina 2030”, tha ai.

    Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave të ardhshme Mesdhetare “Prishtina 2030”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!