×
  • Sport
  • Sport

    Rashica po lulëzon: Vendoset sërish në 11-shen e javës në Bundesliga

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 17:26

    Nuk kanë të ndalur lajmet e mira dhe sukseset për Milot Rashicën nga Bundesliga gjermane, shkruan Reporteri.net.


    Skuadra e Werder Bremenit nuk mund ta imagjinojë formacionin pa yllin e përfaqësueses së Kosovës pasi aktualisht është lojtari kyç dhe më meritori për sukseset e fundit.

    Anëtari i Werder Bremenit në fundjavë pati paraqitje të mirë kundër Freiburgut, duke regjistruar një asistim.

    Se Rashica po kalon në formën jetësore e tregon edhe faqja e specializuar angleze për statistika “Who Scored” e cila ka zgjedhur mesfushorin në formacionin më të mirë të javës.

    “Who Scored” e ka vënë Rashicën në sulm së bashku me Thomas Mullerin e Bayernit, në sistemin 4-4-2. 22 vjeçari është vlerësuar me notën 8.3. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!