Cristiano Ronaldo shënoi golin e 926-të në karrierën e tij në barazimin e Al Nassr ndaj Al Shabab (2-2), por shkaktoi edhe një skenë interesante gjatë nxehjes.

Gjatë nxehjes para ndeshjes pamë një tjetër fytyrë të Ronaldos përveç atij  që shënon gola kudo që luan dhe thyen rekorde. Përkatësisht, ylli portugez pa sozinë e tij në tribunë dhe më pas vendosi të bëjë shaka me të.

“Vëlla, nuk më ngjan me mua, je shumë i shëmtuar”, deklaroi Ronaldo duke buzëqeshur duke bërë të qeshë tifozin e ardhur me fanellën e kombëtares së Portugalisë.

Reklamë