×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Khabib pas pensionimit të McGregor: “Ka vetëm një mbret në xhungël”

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 17:12

    Conor McGregor befasoi të gjithë me pensionimin e tij nga artet e përziera marciale.


    Pas reagimit të presidentit të UFC-së Dana Whyte, ka reaguar dhe rivalin më i madh i tij, Khabib Nurmagomedov.

    Rivali më i madh i Conor MGregorit, Khabib Nurmagomedov i është përgjigjur lajmit se irlandezi i ka dhënë fund karrierës së tij në artet e përziera marciale duke e lavdëruar veten.

    “Mund të ketë vetëm një mbret në xhungël”, shkroi rusi në llogarinë e tij në Twitter, duke e vazhdoi me një emotikon të gishtit tregues pas fjalës “I vetëm”.

    Conor McGregor e zyrtarizoi sot në mëngjes pensionohet i tij nga MMA, artet e përziera marciale. Këtë gjë, ai e bëri të ditur përmes llogarisë së tij në Twitter.

    “Hej djelmosha, e kam një deklaratë të shkurtër. Kam vendosur të pensionohem nga sporti i cili njihet zyrtarisht sot si “Artet e përziera marciale”, shkruan irlandezi 30-vjeçar.

    “U uroj të gjithë ish-kolegëve të mi të shkojnë sa më shumë përpara në këtë garë. Tani u bashkohem ish-kundërshtarëve të mi në pensionim”.

    Ky lajm vjen vetëm dy javë pasi McGregor u arrestua në jug të Floridës pasi besohet se ia kishte vjedhur dhe shkatërruar një burrit një telefon, pasi ai kishte tentuar ta bënte një fotografi me irlandezin.

    McGregor pësoi disfatë edhe në meçin e tij të fundit, kur iu ishte kthyer UFC-së pas një pushimi dyvjeçar. Ai u mposht nga Khabib Nurmagomedovi në tetor të vitit 2018, pasi u dorëzua në rundin e katërt./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!