Reali ofron 40 milionë euro për Eric Bailly

Real Madridi e do edhe Baillyn, pasi bleu për 50 milionë Eder Militaon nga Porto.


Real Madrid po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurosh për të rrëmbyer qendërmbrojtësin e Manchester Unitedit, Eric Bailly, raporton “The Sun”, transmeton Gazeta Express.

Ky i fundit nuk ka bindur së fundi te “djajtë e kuq”, ndaj interesohet për një rikthim në Spanjë, ku ka shkëlqyer me fanellat e Espanyol dhe Villareal.

Nëse transferimi do të kryhet me sukses, atëherë Bailey do të jetë mbrojtësi i dytë që afron Realit për sezonin e ardhshëm, pas brazilianit Eder Militao, që u ble nga Porto për 50 milionë euro.

24-vjecari është pjesë e Manchester United që nga viti 2016.

Ai ka bërë 73 paraqitje me “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat, duke shënuar një gol