×
  • Sport
  • Sport

    Realit s’po i ec as me Zidane

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 23:05

    Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 si mysafirë i Leganes në kuadër të javës së 32-të të La Ligas, shkruan Reporteri.net.


    Ishin vendasit që të parët krijuan epërsinë përmes Jonathan Silva në minutën e 45-të me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim.

    Krejt çfarë arritën madrielët në pjesën e dytë ishte barazimi i shifrave përmes sulmuesit francez Karim Benzema në minutën e 51-të të takimit.

    Edhe pse kishte më tepër se gjysmë ore lojë ekipit i Zidane nuk arriti të shënoi golin e fitores.

    Pas këtij barazimi Reali renditet i treti në tabelë me 61 pikë të mbledhura, kurse Leganes është e 11-ta me 41 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!