×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Ronaldo ngushëllon Messin pas humbjes së babait

    Reporteri
    12 Gusht 2026 | 18:38

    Cristiano Ronaldo ka reaguar me një mesazh prekës ndaj Lionel Messit, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi.

    Pavarësisht rivalitetit të madh që kanë pasur ndër vite në fushën e futbollit, Ronaldo i shprehu ngushëllimet Messit në një moment të vështirë personal.

    Në postimin e Messit për babain e ndjerë, Ronaldo ka komentuar me një mesazh të shkurtër, por emocional:
    “Një përqafim i madh për ty dhe familjes tënde në këto momente të vështira, Leo. Shumë forcë.”

    Mesazhi i Ronaldos ka marrë vëmendje të madhe, veçanërisht pasi ai erdhi në ditën kur portugezi kurorëzoi dashurinë e tij me Georgina Rodríguez.

    Jorge Messi, babai dhe njëkohësisht ish-agjenti i Lionel Messit, ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare në Rosario të Argjentinës.

    Ronaldo e di mirë dhimbjen e humbjes së një prindi, pasi edhe ai e ka përjetuar një tragjedi të tillë.

    Babai i tij, José Dinis Aveiro, ndërroi jetë në vitin 2005, kur Ronaldo ishte vetëm 20-vjeçar.

    Pikërisht për këtë arsye, mesazhi i tij për Messin mund të shihet edhe si një gjest empatie dhe mirëkuptimi, pasi Ronaldo e njeh nga afër dhimbjen e humbjes së babait dhe vështirësinë për të vazhduar përpara pas një humbjeje të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!