Cristiano Ronaldo ka vendosur dy rekorde pas golave të shënuar në pjesën e parë ndaj Uzbekistanit.
Rezultati aktualisht është 3:0.
Ronaldo u bë lojtari i parë që shënoi gol në gjashtë turne të ndryshme të Kupës së Botës.
Ai fillimisht barazoi rekordin e Eusebios me golin e minutës së gjashtë, ndërsa me golin e dytë të minutës së 39-të u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Portugalisë me dhjetë gola në Kupa të Botës, në paraqitjen e tij të 230-të.
Ai theu rekordin e legjendës portugeze, Eusebio.