Futbollisti i famshëm portugez, Cristiano Ronaldo ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajram.

Ai postoi një fotografi në Instagram, ku uroi paqe e lumturi.

“Ju uroi të gjithëve që festojnë festën e Bajramit të bekuar. Uroj që kjo kohë e veçantë t’ju sjellë paqe dhe lumturi për ju dhe të dashurit tuaj”, ka uruar Ronaldo.

Reklamë

Urimit të Ronaldos i është përgjigjur në koment në arabisht ish-futbollisti shqiptar Mërgim Mavraj, shkruan Reporteri.net.

“Zoti të bekoftë dhe të hapë zemrën ndaj të vërtetës, i dashur”, thuhet në komentin e Mavrajt në gjuhën arabe.