×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfehet Figo: U largova nga Barcelona për të kapur majat te Reali

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 14:59

    Legjenda portugeze Luis Figo i cili konsiderohet tradhëtare nga tifozët e Barcelonës për shkak se firmosi me Realin ne vitin 2000 duke u larguar nga katalanasit pas 5 vitesh.


    Gati 20 vjet më vonë, Luis Figonë një intervistë me Marcan tregon arsyet se përse braktisi Barcelonën për Realin.

    “Unë gjithmonë në karrierë kam aspiruar gjëra të mëdha dhe më të mirën për mua. Unë nga Sporting Lisbona shkova në Barcelonë. Aty qëndrova për pesë vjet, ku kam fituar të gjitha trofetë përveç njërit, dhe mendova se kisha arritur atje maksimumin. Prandaj, ishte koha për të kaluar në një nivel më të lartë. Atje kam bërë përmirësime në çdo nivel edhe financiar, por edhe sa i përket prestigjit, imazhit dhe titujve”, përfundoi Figo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!