×
  • Sport
  • Sport

    Schmeichel zgjedh ndërmjet Alisson, De Gea dhe Ederson

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 11:23

    Kasper Schmeichel mendon se portieri më i mirë në Premierligë është Ederson i Manchester City dhe jo David de Gea i Manchester Unitedit apo Alisson Becker i Liverpoolit.


    Leicester City e ka rastin ta shkaktojë një befasi të madhe në garë për titull në Premierligë duke e ndalur Manchester Cityn sonte në ndeshjen e javës së parafundit të këtij edicion i ligën elitare angleze.

    Me të dy ekipet që kanë sulmues të rrezikshëm, Schmeichel dhe Ederson do të kenë shumë punë për t’i mbajtur portat e tyre përkatëse të paprekura.

    Para kësaj ndeshje në Etihad Stadium, Schmeichel foli për respektin që e ka për portierin brazilian të City.

    “Mendoj se Edersoni bashkë me Marc-Andre ter Stegen dhe Jan Onlak janë tre portierët më të mirë në botë tash e një kohë”, tha Schmeichel.

    “Mënyra sesi luan Ederson është shumë guximtare. Të guxosh të luash në atë mënyrë është trimëri”, shtoi ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!