×
  • Sport
  • Sport

    Seancë dëgjimore pas anulimit të vizës për Gjokoviqin

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 11:41

    Një seancë e jashtëzakonshme dëgjimore po mbahet në Australi për rastin e tenistit serb, Novak Gjokoviq të cilit iu anulua viza për herë të dytë.

    Në seancën dëgjimore, pritet që Gjokoviq të kërkojë një proces të përshpejtuar të apelimit pasi dëshiron që të garojë në turneun Australian Open, që nis të hënën.

    Avokati i Gjokoviqit tha se klienti i tij aktualisht nuk është i ndaluar.

    Australia ia ka anuluar vizën tenistit serb, Novak Gjokoviq për të dytën herë me radhë.

    Vendimi i ministrit për Migrim të Australisë, Alex Hawke nënkupton se tani Gjokoviq përballet me dëbim nga shteti.

    Megjithatë, tenisti 34-vjeçar ende mund të apelojë vendimin për të qëndruar në Australi.

    Tenisti numër një në botë në kategorinë e meshkujve ishte paraparë që të luante në turneun Australian Open, që nis të hënën.

    Njoftimi për anulimin e vizës erdhi pasi Gjokoviqi kishte stërvitur në një fushë në Melbërn, pa praninë e shikuesve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!