×
  • Sport
  • Sport

    Shikoni çfarë pritje madhështore i bëhet Barcelonës në Liverpool

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 18:36

    Skuadra e Barcelonës ka mbërrotur në Liverpool, për t’u bërë gati për sfidën kthyese gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.


    Tifozë të shumtë e kanë pritur Barcelonën para hotelit në Liverpool ku është vendosur deri pak para ndeshjes me ekipin e trajnerit Jurgen Klopp, sfidë që luhet  nesër mbrëma nga ora 21:00.

    Ekipi spanjoll me një këmbë thuajse është në finale pasi ka fituar sfidën e parë në “Camp Nou” me shifrat 3-0, me dy gola të Lionel Messit dhe një të Luis Suarez.

    Vetëm ndonjë superparaqitje e Liverpoolit mund të bëjë që të sigurojnë finalen. Por shpresat shuhen kur dihet se do luajnë pa dy lojtarët kyç, Mohamed Salah e Roberto Firmino.

    Ndërsa te ekipi katalanas mungon vetëm Dembele i cili në sfidën e parë lëshoi një rast të pastër për të shënuar gol. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!