Futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani ka shkëlqyer me dy gola në Superligën e Zvicrës, duke ia siguruar tri pikë të arta Sionit në ndeshjen e fituar si mysafirë ndaj Thunit me rezultat 1-2, shkruan Reporteri.net.
Lenjani shënoi për 1-0 në minutën e 21’ duke lansuar një goditje fantastike nga largësia, kurse për 2-0 shënoi në minutën e ’33.
Vendasit arritën vetëm golin e nderit për 1-2, në minutën e 41’ përmes Sutter.
Lenjani deri tani në kampionatin zviceran me Sionin ka shënuar 5 gola, ndërsa ka dhuruar edhe nëntë asiste.
Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Sionin, që i është afruar në një pikë zonës Europa League.
Kujtojmë se Lenjani nuk u grumbullua nga ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci për sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës, çka u hap një debat i madh.
Vet Lenjani deklaroi se sa të ishte Panucci në stol nuk vinte më te Shqipëria.
Mbetet të shihet tash pas shkarkimit të Panuccit nëse do ftohet sërish Lenjani në kombëtare. Sigurisht me formën që po e gëzon kjo është e mundshme. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.