×
  • Sport
  • Sport

    Shikoni si Bakayoko përplaset me Gattuson

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 23:34

    Mesfushori i Milanit, Tiemoue Bakayoko është përplasur me trajnerin Gennaro Gattuso.


    Bakayoko në ndeshjen e sotme me Bolognan refuzoi të luante pas lëndimit të Lucas Biglias, ndeshje që milanezët e fituan me shifrat 2-1, shkruan Reporteri.net.

    Në minutën e 25-të kur Buglia u lëndua trajneri Gattuso kërkoi nga Bakayoko të bëhej gati për lojë, por lojtari refuzoi duke u përplasur me trajnerin e duke e ofenduar, sipas “SkySport Italia”.

    Ky mos dëgjim nga ana e Bakayokos ndoshta ka ardhur pasi ai nuk ishte në 11-shen e parë të ekipit që kur ishte vonuar në stërvitje.

    Kujtojmë se është i huazuar nga Chelsea dhe pas këtij acarimi me trajnerin Milani vështirë se mund të shfrytëzojë opsionin për blerjen e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!