Fisnik Asllani kaloi sezonin e tij më të mirë në karrierë, deri më tani, duke treguar paraqitje të mëdha me fanellën e Hoffenheimit, por edhe të Kosovës.

23-vjeçari shënoi dhjetë gola dhe dhuroi shtatë asistime në 34 ndeshje në Bundesliga me Hoffenheimin, teksa një e shënoi edhe në Kupën e Gjermanisë.

Me fanellën e kombëtares së Kosovës, Asllani shënoi tre gola në kualifikimet për Botërorin e vitit 2026.

Reklamë

Pas paraqitjeve të tij të mira në Gjermani, faqja zyrtare e Bundesligës i ka ndarë disa momente nga sezoni i Asllanit.

“Fisnik Asllani po shkëlqente në sezonin 2025/26”, shkroi Bundesliga në faqen e saj zyrtare në “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bundesliga (@bundesliga)

Reklamë

Asllani u rikthye verën e kaluar te Hoffenheimi, pas huazimit tek Elversbergu në Bundesliga 2.

Më parë, ai kishte luajtur në huazim edhe tek Austria Vienna në Bundesligën e Austrisë.

Asllani është rritur në akademinë e Hoffenheimit, ku u transferua nga Union Berlini U19.

Reklamë

Megjithatë, Asllani me shumë gjasë do të largohet nga Hoffenheimi këtë verë, me disa skuadra të mëdha që janë vënë pas tij, mes tyre Bayern Munichu, Barcelona, por më i interesuarit thuhet të jetë Borussia Dortmundi.