Shqipëria ka triumfuar në përballjen me Serbinë në Leskovc.

Kombëtarja shqiptare fitoi me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Rey Manaj.

Për herë të parë në historinë e futbollit mes tyre, Shqipëria ka mposhtur Serbinë në fushë.

Reklamë

Lojtarët e kombëtares gjatë gjithë ndeshjes janë përballur me brohorima nga tifozët serbë. Thirrjet “Kosova është Serbi ishin të vazhdueshme”.

Shqipëria tani i ka 11 pikë në vendin e dytë të Grupit K të kualifikimeve për Botërorin 2026. Serbia mbetet në vendin e tretë me shtatë pikë, ndonëse ka një ndeshje më pak të luajtur. /Reporteri.net/