×
  • Sport
  • Sport

    Si Kosovës, Danimarka ia “pret këmbët” në fund edhe shqiptarëve të Zvicrës

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 22:46

    Zvicra ka arritur të barazojë ndaj Kombëtares së Danimarkës me rezultat 3 – 3.

    Edhe pse ishin në epërsi prej 3 – 0, Danimarka nuk u dorëzua deri në fund dhe ia arriti t’i shënoj tre herë Zvicrës brenda pak minutave, për të barazuar në 3 me 3, shkruan Reporteri.net

    Freuler hapi serinë e golave në minutën e 19-të, me rezultat 1 – 0 edhe përfundoj pjesa e parë.

    Granit Xhaka me një “bombë” nga distanca thelloi epërsinë në 2 – 0 në minutën e 66 –të

    për ta thelluar edhe më shume Breel Embolo 10 minuta më vonë.

    Kur të gjithë menduan se Zvicra do t’i arkëtonte tre pikët Jorgensen filloi rikthimin e madh duke shënuar në minutën e 84-të për 3 – 1

    , Gytkjaer shënoi në minutën e 88 për 3 – 2,

    Ndërsa krejt në fund në minutën e 93-të Dalsgaard barazoi gjithçka:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!