×
  • Sport
  • Sport

    Simeone paralajmëron Messin pak para ndeshjes Barcelona – Atletico Madrid

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 14:09

    Atletico Madrid viziton Barcelonën sot për ndeshjen e javës së 31-të në kuadër të La Ligas.


    Atletico nuk e ka mposhtur kurrë Barcelonën në “Camp Nou” që kur Simeone e ka marrë nën menagjim skuadrën nga Madridi por kjo e motivon më shumë Simeonen që ta kërkojë fitoren e parë, shkruan Reporteri.net

    “Fakti që nuk kemi fituar kurrë, më bën optimist” tha Simeone i cili nuk hezitoi të fliste edhe për bashkëkombasin e tij Leo Messin.

    “Ne kemi respekt për Messin por nuk ia kemi frikën. Ne do të tregojmë karakterin tonë në këtë ndeshje”, tha Simeone i cili u shpreh mjaft optimist për këtë ndeshje.

    Kujtojmë që me një fitore të mundshme të Atleticos sot do të hapej gara për titull në La Liga pasi diferenca do të shkurtohej në vetëm 5 pikë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!