Përballja mes Waldhof Mannheim dhe Kaiserslautern në Kupën e Gjermanisë është ndërprerë në minutat e fundit për shkak të trazirave në fushë dhe shkallët e stadiumit.
Ndërsa dy skuadrat po përgatiteshin për kohën shtesë pas barazimit pa gola, situata u tensionua papritur. Në sekondat e fundit të kohës së rregullt shpërtheu një përleshje mes futbollistëve të të dyja ekipeve rivale.
Tensioni u transferua menjëherë në tribuna, ku tifozët vendas dogjën një baner të mbështetësve mik. Pas këtij veprimi pasoi hedhja e sendeve në fushë dhe zbarkimi i disa tifozëve në tapetin e blertë.
SV Waldhof Mannheim v FC Kaiserslautern interrupted as fans enter the pitch tonight pic.twitter.com/7kUZfWlfXj
— FootballAwaydays (@Awaydays23) August 21, 2026
Zyrtarët e ndeshjes udhëzuan futjen e menjëhershme të lojtarëve në dhomat e zhveshjes për siguri. Në fushë ndërhynë forcat e shumta policore, përfshirë edhe njësinë me kuaj për të rivendosur rendin.
Pas rreth 30 minutash ndërprerje, situata u qetësua dhe ndeshja mundi të vazhdonte me lojën shtesë.