Mesfushori i Kanadasë, Ismael Kone, ka pësuar lëndim të rëndë dhe e ka humbur Botërorin e këtij viti.
Ai është larguar me barelë nga fusha pas intervenimit të stafit mjekësor, meqë e theu këmbën pas ndërhyrjes shumë të ashpër nga Assim Madibo, në minutën e 57-të.
Madibo u ndëshkua me karton të kuq, por kërkoi falje për ndërhyrjen e ashpër.
Pas rastit, pati shumë tensione në fushë mes lojtarëve.
Kanadaja fitoi 6:0.