Sonte në aksion do të jenë ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Europës dhe në Ligën e Konferencës.

Ekipi portugez, Braga do te jetë nikoqir i ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Europës ndaj gjermanëve të Freiburgut.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të jetë tërësisht angleze, teksa Nottingham Forest përballet me Aston Villan.

Reklamë

Në Ligën e Konferencës, Rayo Vallecano i Spanjës do ta presë ekipin francez, Strasbourg.

Kurse, në ndeshjen tjetër do të ballafaqohen Shakhtar Donetsk dhe Crystal Palace.

Të katër këto ndeshje nisin nga ora 21:00./express