×
  • Sport
  • Sport

    Sterling: Kjo është arsyeja që më bëri të largohem nga Liverpool

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 12:04

    Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka treguar arsyen kryesore pse e la Liverpoolin para katër sezoneve.


    ‘Qytetarët’ e fituan titullin për herë të dytë radhazi, pasi në fund triumfuan për shkak të një dallimi vetëm një pikë me ‘Të Kuqtë’.

    E më i lumturi nga kjo duket të jetë Sterling, i cili ka treguar se trofet ishin arsyeja kryesore pse u largua nga ‘Anfield’.

    ‘’Kjo është saktësisht ajo se për çfarë kam ardhur tek ky klub, për të fituar trofe, për të qenë pjesë e këtyre momenteve’’.

    ‘’Jam shumë i lumtur që po fitoj për herë të dytë Premier Ligën. Është fantastike, është e mrekullueshme’’, deklaroi Sterling.

    Përveç triumfit kolektiv, ai fitoi edhe çmimin si ‘Lojtari më i mirë i ri’ për edicionin 2018/19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!