×
  • Sport
  • Sport

    Suarez e Messi “kafshojnë” Atleticon, Barcelona prek titullin

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 22:59

    Barcelona ka hedhur një hap të sigurtë drejt titullit të La Liga.

    Katalanasit kanë mposhtur 2-0 rivalin direkt për titull, Atletico Madridin, duke e dërguar distancën me ta në 11 pikë. Në “Camp Nou” takimi nisi mirë për Barcelonën, ndërsa dalja me karton të kuq e Diego Costa i dha një tjetër ritëm duelit.

    Gjithsesi, rezistenca e Atleticos zgjati deri 5 minuta përpara fundit, ku një goditje e koordinuar mirë përfundoi pas shpatullave të Oblak. Ky gol tronditi Atleticon, e cila pësoi edhe golin e dytë. Ishte Lionel Messi, i cili u nis në pozicion të dyshimtë për të arritur te goli personal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!