×
  • Sport
  • Sport

    Sulmuesi i madh i ka thënë ‘Po’ transferimit te Barcelona

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 22:32

    Antoine Griezmann i ka thënë ‘po’ Barcelonës dhe do ta veshë fanellën e katalunasve sezonin e ardhshëm.


    Ky është lajmi më i fundit që është dhënë nga gazetari, Josep Pedrerol, njeriu i cili në të kaluarën ka raportuar për lëvizje të ndryshme dhe është njeriu që paralajmëroi largimin e Cristiano Ronaldos dhe kthimin e Zinedine Zidanes te Reali.

    “Përfaqësuesi i Griezmann ka komunikuar me Barcelonën dhe i ka thënë se Griezmann ka thënë po, po ofertës së Barçës”, thotë Josep Pedrerol i Jugones.

    Sezoni zhgënjyes për Atleticon, ka shtyrë francezin që vitet e mbetura të karrierës t’i luajë përkrah Lionel Messit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!