×
  • Sport
  • Sport

    Talenti kosovar i Totenhamit refuzon Kosovën, zgjedh Shqipërinë

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 14:04

    Albert Raqi ka vendosur të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.


    Talenti Raqi është anëtar i gjigantit anglez, Tottenham Hotspurs për grupmoshat U-16.

    Raqi e ka zgjedhur kombëtaren shqiptare para asaj të Kosovës.

    Në fakt, talenti kosovar është grumbulluar me kuqezinjtë, respektivisht me Shqipërinë U-16, e cila është duke u përgatitur në “Tropikal”, për turneun “UEFA Development”, që do të zhvillohet në Slloveni.

    Ai është me prejardhje nga Prishtina dhe luan për të rinjtë e Tottenhamit.

    Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës.

    Për këtë ndërrim të zgjedhjes, ka vendosur vetë dëshira e lojtarit dhe e familjes së tij.

    “E kam filluar futbollin në moshën 4 vjeçare. Jam shumë i lumtur që jam në Kombëtaren e Shqipërisë dhe po ja kaloj shumë mirë me shokët e rinj këtu në skuadër. Unë kam dëshirë të eci në gjurmët e Ronaldinhos dhe Granit Xhakës”, ka thënë Raqi për “FSHF TV”.

    https://www.youtube.com/watch?v=pKuVYhtkHg8

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!