×
  • Sport
  • Sport

    Talenti Leart Krasniqi që po merr vëmendje në Suedi

    Reporteri
    05 Nëntor 2024 | 19:46

    Futbollisti Leart Krasniqi ka marrë vëmendje si një nga talentët më të dalluar shqiptar të futbollit në Suedi për moshat 17-vjeçare.

    Karrierën e tij ai e ka nisur në kubin IFK Trumba. Disiplina e tij ka bërë që ai të shënojë përparim, ku para dy vitesh, ka nënshkruar kontratë profesionale me IF Brommapojkarna, që garon në Ligën elitare të Suedisë, Allsvenskan.

    Në kampionatin e këtij viti, ky klub arriti të fitojë titullin e kampionit të Suedisë për U17 në ligën elitare të Suedisë, Allsvenska.

    Në 26 ndeshje, Learti ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 19 asiste si mesfushor ofensiv.

    Ndryshe, Learti jeton në Stokholm bashkë me prindërit dhe vëllezërit e tij. Ndihmesë e jashtëzakonshme për të ka qenë babai i tij, i cili me të vërejtur talentin e të birit, e ka regjistruar menjëherë në klube futbolli.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!