×
  • Sport
  • Sport

    Thellohet kriza në Chelsea, e humbin apelin në FIFA, s’do të ketë transferime për dy afate

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 17:24

    Chelsea e ka humbur apelimin që i ka bërë vendimit të FIFA-s për t’ia ndaluar transferimet në dy herët e ardhshme që afati i transferimeve do të hapet për thyerjen e rregullave në lidhje me nënshkrimin e lojtarëve të rinj.


    Tash, Chelsea do ta çojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit sportiv, në mënyrë që të shmang një gjë të tillë, e e cila do të ishte katastrofale për klubin.

    I vetmi koncesion që ka bërë Fifa është se, gjatë kohës së ndalesës për transferime, Chelsea mund të nënshkruajë me lojtarë nën moshën 16 vjeçare.

    Fifa po ashtu e ka gjobitur ekipin e Roman Abramovich me 500 mijë euro.

    Kjo pritet të ketë pasoja të rënda për këtë klub, duke qenë se aktualisht nevoja për të blerë lojtarë është jashtëzakonisht e madhe – duke parë rënien drastike në vitet e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!