Pasi konfirmoi se ka ardhur koha t’i japë fund aventurës me Atletico Madridin, Antoine Griezmann, është afër që t’i bashkohet Barcelonës.

“Jugones” raporton nga burime të sigurta se Barça tashmë e ka gati kontratën për Griezmannin dhe mungon vetëm nënshkrimi, derisa trajneri, Ernesto Valverde, konfirmoi se janë në kontakte me futbollistin.

“Është e vërtetë se tashmë kemi kontaktuar lojtarin. Është e vërtetë se ka kontakte, por sezoni s’ka përfunduar ende. Pas finales së Kupës, do të kemi kohë për gjëra tjera”, tha Valverde.

Reklamë

“S’do të themi njëherë asgjë për lojtarët e ekipeve tjera. Ai (Griezmann) është lojtar i shkëlqyer, gjithmonë e kemi thënë këtë”.


Për 5 sezone në Atletico, Griezmann ka shënuar 133 gola në 256 paraqitje.