Faqja e njohur “Sofascore” ka publikuar formacionin e javës në Superligën e Zvicrës.

Në këtë 11-she janë të përfshirë tre lojtarë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Benjamin Kolollin, Kreshnik Hajrizin dhe Ezgjan Alioskin.

Reklamë

Kololli shënoi gol në ndeshjen e fundit me fanellën e Sionit dhe u vlerësua me notën 8.3.

Kurse Hajrizi dhe Alioski u vlerësuan me notën 7.9.

Standings provided by Sofascore