×
  • Sport
  • Sport

    Turqia gjunjëzon Shqipërinë në mes të Shkodrës

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 22:57

    Shqipëria e ka nisur me humbje rrugëtimin për “Euro 2020”, duke u mposhtur 0-2 nga Turqia në “Loro Boriçi”.

    Kuqezinjtë e nisën keq takimin duke pësuar gol në minutën e 21’.

    Burak Yilmas kaloi Turqinë në epërsi dhe shënoi për 1-0, që doli të jetë rezultati i pjesës së parë.

    Turqia u tregua skuadër më e mirë se Shqipëria dhe arriti të gjejë golin edhe njëherë në pjesën e dytë.

    Hakan Calhanoglu i Milanit ishte ai që shënoi për 2-0 në minutën e 55’, për t’i shokuar vendasit në ndeshjen e parë të vlefshme për kualfikuesuet e “Euro 2020”.

    Kështu, me këtë start të dobët, Panucci, kundër të cilit në kor kënduan edhe tifozët – vështirë se do ta ketë të gjatë në stolin e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!