×
  • Sport
  • Sport

    U godit nga tifozët pas humbjes me Turqinë, Berisha rrëfen ngjarjen

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 8:18

    Etrit Berisha është deklaruar për Super Sport pas humbjes 2-0 të Shqipërisë nga Turqia në “Loro Boriçi”.


    Portieri i Kombëtares shqiptare foli edhe për momentin e goditjes me shishe nga ana e tifozëve në stadium.

    Një gol aksidental. A jemi mjaftueshëm ekspertë, për të evituar këto gabime?
    Ne menduam që e kemi përgatitur lojën mirë, por këto gabime, fatkeqësisht po na ndëshkojnë shumë. Sidomos pas golit të dytë, loja ishte e mbyllur.

    Në momentin që po hidheshin shishet, njëra ju goditi edhe juve…
    Kemi lloj-lloj tifozësh që vijnë dhe personi që më goditi, nuk besoj se përfaqëson tifozët kuqezi. Arbitri na kërkoi të pastronim fushën, por në ato momente ndodhi ajo që nuk e prisja.

    A është diskutuar për ngritje ne pozicioneve të lojës?
    Është diskutuar që Xhaka dhe Abrashi të ecin më përpara, pasi vinin shumë mbrapa dhe i jepnin mundësi Turqisë të na bëjnë presion. Në pjesën e dytë u kërkua që mbrojtësit tanë të vendosen më lart, por pësuam shumë shpejt golin e dytë, që na preu këmbët.

    A është ndeshja me Andorrën, një shans i fundit që Kombëtarja të bëjë diçka pozitive?
    Edhe sot, duhet të themi të drejtën, që nuk është se luajtëm keq. Do të doja të fitonim ndeshjen me Andorrën, për të ngritur moralin. Megjithatë shansi më i mirë do të ishte po të fitonim një ndeshje të rëndësishme, që do të na ndihmonte të rihapnim shpresat

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!