Skuadra katalunase, Barcelona, është përshëndetur me garat evropiane, duke u mposhtur nga Atletico Madridi me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga dy ndeshjet.

Ndonëse Barça arriti të fitojë si mysafir i madrilenëve, kjo nuk mjaftoi pasi katalunasit ishin mposhtur 2-0 në ndeshjen e parë në Camp Nou javën e kaluar.

Dani Olmo i Barcelonës është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes me Atletico Madridin.

Reklamë

“Olmo ishte me ndikim te Barcelona. Ai asistoi një herë, bëri tri pasime vendimtare dhe kishte tri goditje. Pozicionimi i tij në fushë i shkaktoi Atleticos shumë probleme”, shkruan në arsyetimin e vendimit të ekspertëve të UEFA-s.